Zbardhet ngjarja/ Qëlloi ndaj autobusit me plazhistë, ja pse nisi konflikti në Fier

Zbardhet ngjarja/ Qëlloi ndaj autobusit me plazhistë, ja pse nisi konflikti në Fier

20:25, 20/08/2019

Një ngjarje e pazakontë duket ajo e raportuar pak minuta më parë ku një person ka qëlluar me armë në fshatin Topojë të Fierit.,

Sipas të dhënave më të fundit, personi i cili tashmë është identifikuar nga Policia, ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër ndaj autobusit që transportonte pushues në zonën e Semanit, që duhet të ishin në kthim.

Deri më tani mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 në zonën e njohur si ‘Kulla e Ujit’, ndërsa autobusi i përkiste linjës së plazhit.

Personi mësohet se ka debatuar me drrejtuesin e autobusit, duke i kërkuar që të hapë rrugën, pasi ky i fundit sipas tij kishte bllokuar rrugën.

Në nerva e sipër, drejtuesi i automjetit ka shkuar te makina e tij dhe ka nxjerrë një armë zjarri duke qëlluar në ajër para autobusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco