Drejtoria e Burgjeve i jep leje Kostandin Xhuvanit për në varrimin e të atit

Drejtoria e Burgjeve i jep leje Kostandin Xhuvanit për në varrimin e të atit

11:23, 20/08/2019
A+ Aa A-

Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje sot të dënuarit Kostandin Xhuvani të shkojë në varrimin e të atit të tij, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Varrimi i regjisorit do të bëhet në Tiranë në orën 14:00 në mënyrë private në një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh. Bashkëshortja e të ndjerit, aktorja e njohur Luiza Xhuvani dhe e bija e kanë pritur trupin në aeroportin e Rinasit sot, ardhur me avion nga Italia.

Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35 vjet burg për katër vrasje, do të jetë i shoqëruar nga forca policie gjatë gjithë ceremonisë së varrimit.

Ai ka vrarë më 4 nëntor 2014 , pas një sherri në një lokal nate, katër persona: Edison Jaho dhe Enea Xhaji dhe nga të shtënat e tij, mbetën të vrarë edhe shoku i vet,  Arbër Demiraj si dhe një shtetas italian, Xhanpaolo Azzolo.

Babai i tij, regjisori Gjergj Xhuvani vdiq në Romë në 14 gusht 2019, në një dhomë hoteli nga ataku në zemër, ndërkohë që vuante edhe nga diabeti. Ai ndodhej atje për të përfunduar xhirimet e filmit të tij më të ri “Liqeni”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ndryshe20/08/2019 14:18

E di qe do ti kem te gjithe kunder me kete koment (nese dikush e lexon), por mua me dhimbset ky djale. Nuk i justifikoj veprimet qe ka bere, aspak. Por femija eshte pasqyre e prindit dhe shoqerise. Nese prindi nuk e ben sic duhet detyren e tij, ate e ben shoqeria. Dhe, per fat te keq shoqeria Shqiptare dhe ne pergjithesi mjedisi shoqeror te con lehtesisht ne rruge te Nuk me hiqet nga mendja fytyra e tij prapa kangjellave te burgut te sallen e gjyqit. Me sy kerkonte prinderit, te cilet edhe aty e kishin lene vetem. Ka qene nje film Italian me Virna Lisi “Se un giorno busserai alla mia porta”...Prindi nuk mund ta leje femijen vetem ne ditet me te veshtira. Prinderit e tij ne rini preferonin jeten bohemiane.... R.I.P. Gjergji Xhuvani

Shto koment

Denonco