I vë zjarrin shtëpisë, e mbyllet edhe vetë brenda

I vë zjarrin shtëpisë, e mbyllet edhe vetë brenda

08:10, 20/08/2019
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e asfiksisë, pasi i ka vënë zjarrin shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Visokë të Mallakastrës mbrëmjen e së hënës (19 gusht).

Sipas policisë, 46-vjeçari me iniciale A.C në momentin që ka kryer veprimin ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

"Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar", sipas policisë.

46-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco