Rrëfimi i turistit, ja pse u zunë pronari i lokalit me spanjollët

Rrëfimi i turistit, ja pse u zunë pronari i lokalit me spanjollët

23:03, 19/08/2019

Një turist spanjoll që ishte bashkë me grupin e spanjollëve që u sulmuan nga pronari i lokalit ‘Panorma’, ka dhënë një panoramë më të qartë të asaj që ndodhi në lokal dhe më pas mori përmasat që tashmë dihen.

Ai rrëfen se turistët spanjollë pritën gjatë për porosinë dhe se ata nuk e konsumuan ushqimin, duke u larguar prej andej të pakënaqur.

“Unë jam gjithashtu nga Spanja, kam vizituar shumë qytete të Shqipërisë. Kam qenë atë ditë në restorant kur miqtë e mi ishin aty. Ata pritën gjatë edhe nuk e konsumuan ushqimin. Mendoj vetëm që ishin në vendin e gabuar dhe nuk patën fat. Njerëz të këqij ka gjithandej, por njerëzit nuk duhet të kenë frikë të vizitojnë Shqipërinë.”

Turisti spanjoll flet edhe për eksperiencat që ka pasur gjatë vizitës në vende të ndryshme të Shqipërisë, teksa deklaron se do tua rekomandojë edhe turistëve të tjerë të vizitojnë vendin tonë.

“Kam qenë në Tepelenë dhe Gjirokastër, më ka pëlqyer shumë shërbimi dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Sigurisht që do ta vizitoj sërish

Shqipërinë, pasi dua të zbuloj bukurinë e gjithçkaje këtu. Do e rekomandoj Shqipërinë kur të kthehem në vendin tim”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

AKi Qaniu21/08/2019 12:53

sa vende sna ka pelqyer ushqimi po skemi ik pa paguar nonjeher o ju qr Ja ta provojne njehere ne Spanje te ikin pa paguar nga lokali

Tafa19/08/2019 23:18

uh spanjollt e mutit se ju jini ardh me be reklam per shqiprin o mamin .... ja ... shkiet po aj nuk eshte fajtor fare ,po te ishte shefi fajtor do te duhej te thirrej policia ne vend ngjarje ,e jo ju shkerdhata ishit gjasht veta dhe donit ta mbysni te gjorin me makin ,ju do te duhej te pergjgjeni per atentat.

Shto koment

Denonco