Shqiptari kërcënon me thikë arkëtaren e supermarketit

Shqiptari kërcënon me thikë arkëtaren e supermarketit

19:03, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar nga Policia në Kremona të Italisë, pasi dyshohet se ka kryer një grabitje të armatosur në një supermarket.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, kur mësohet se shqiptari i drejtoi thikën arkëtares së supermarketit, ku nën kërcënimin e një arme të ftohtë i mori paratë që i ndodheshin në arkë.

Sipas mediat të vendit fqinj, gruaja ka nisë të bërtasë e tmerruar, ndërsa policia u lajmërua nga një punonjësi i supermarketit.

Karabinierët shkuan në vendngjarje, ku edhe kryen arrestimin e autorit të grabitjes.

Jo larg supermarketit ku u krye grabitja, karabinierët kanë gjetur edhe armën e ftohtë si edhe paratë e grabitura

Shqiptari nuk ishte i panjohur për policinë.

Më herët ai kishte qenë në burg për trafik droge.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco