Gjykata liron pronarin e firmës që bënte punimet, burg inxhinierit të 'Skela Syla'

Gjykata liron pronarin e firmës që bënte punimet, burg inxhinierit të 'Skela Syla'

11:33, 19/08/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka vendosur të nxjerrë nga qelia Xhimi Tarushin, pronarin e firmës së kontaktuar nga bashkia e Tiranës për të rikonstruktuar pallatin ku jeton zv/kryeministri Erion Braçe.

Ndërkaq i njëjti gjyqtar ka vendosur të lejë në burg inxhinierin e firmës ‘Skela Syla’, Ilir Bendo.

Ky i fundit është shprehur para gjykatës se nuk i kontrollon çmontimet e skelave.

‘Nuk e kam në kontratë që të ndjek procesin e çmontimit të skelave’, është shprehur Bendo.

Ndërkaq Tarushi është pronari i subjektit që kishte marrë përsipër rikonstruksionin e pallatit.

Tragjedia me vdekjen e dy punëtorëve, Ergys Brahimaj, 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç ndodhi rreth orës 15:00 të ditës së premte, 16 gusht. Ata ishin duke çmontuar skelën kur ajo u shemb, duke lënë edhe dy të plagosur rëndë.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe pronari i firmës ‘Skela Syla’, Petrit Syla i cili nuk është arrestuar ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco