FOTO/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë policinë

FOTO/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë policinë

10:52, 19/08/2019
A+ Aa A-

Dy turiste janë zhdukur në Alpet shqiptare.

Që prej datës 13 gusht nuk ka asnjë informacion në lidhje me një turiste gjermane dhe një polake.

Shoqatat bjeshkatare të Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë lajmin në Facebook.

Sipas tyre, dy femra, njëra gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në rajonin malor të Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

    Ato hynë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre më 13 gusht.

    Makina e tyre u gjet në një parking në komunën e Plavës.

    Më pas për këto dy vajza nuk ka asnjë informacion.

    Besohet ato janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë ose Malit të Zi.

    Kush i ka parë apo i shikon, të kontaktojë autoritetet lokale të policisë me qëllim ndihmën për gjetjen e tyre.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco