Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi, me 1.1 kg kokain të pastër

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi, me 1.1 kg kokain të pastër

08:20, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Portin e Thassos në Greqi, pasi gjatë kontrollit në automjet ai kishte 1.1 kg kokainë të pastër.

Mediat në shtetin fqinj thonë se shqiptari tentoi që t'i shmangej kontrollit të Autoritetit Portual, por nuk ia arriti qëllimit.

Shqiptari ndodhej në makinë bashkë me një shok të tij 29-vjeçar. Në momentin kur u pikas nga autoritetet e portit, i riu shqiptar rriti shpejtësinë e makinës duke goditur një tjetër mjet në port, por më pas u ndalua nga policia.

Më pas policia zhvilloi kontrolle në tre shtëpi në Kavala të përdorura nga dy shqiptarët. Aty u gjetën tre pako me kokainë, në sasi më të vogla.

I arrestuari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco