VIDEO/ Merr flakë autobusi i tifozëve Partizanit në autostradën Tiranë-Elbasan, një person i lënduar

VIDEO/ Merr flakë autobusi i tifozëve Partizanit në autostradën Tiranë-Elbasan, një person i lënduar

23:07, 18/08/2019
A+ Aa A-

Autobusi që transportonte tifozët e Partizanit pas suksesit në Superkupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku mësohet se në autobus kishte edhe pasagjerë.

Një person ka mbetur i lënduar, por jo për shkak të flakëve, por pasi teksa po tentonte që të largohej me shpejtësi, ka marrë dëmtime në këmbë.

Si pasojë autostrada është bllokuar në njërin prej akseve.

Sipas Report TV, shkak mendohet se është bërë një manovrim i gabuar i shoferi, i cili është shoqëruar në polici. 

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për shuarjen e flakëve. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco