Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Hajdutja 60-vjeçare shqiptare bën namin në Itali/ Pasi vjedh bën për spital punonjësit e sigurisë

Hajdutja 60-vjeçare shqiptare bën namin në Itali/ Pasi vjedh bën për spital punonjësit e sigurisë

19:00, 18/08/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, me protagoniste një grua shqiptare.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se, një 60-vjeçare me origjinë shqiptare ka grabitur në një qendër tregtare sende me vlerë dhjetëra euro, por nuk është mjaftuar me kaq.

Ajo ka dhunuar me grushte e shkelma dy punonjës, të cilët e kishin ndjekur, pasi kishin vënë re diçka të dyshimtë në kamerat e sigurisë.

Punonjësit kanë marrë lëndime, duke u dërguar në spital, ndërsa gruaja shqiptare është arrestuar nga policia italiane.

Ajo aktualisht është nën arrest shtëpiak në pritje të seancës gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco