Lihet në burg Mihal Kokëdhima, avokati: I vetmi i dhunuar është klienti im

Lihet në burg Mihal Kokëdhima, avokati: I vetmi i dhunuar është klienti im

12:54, 18/08/2019
A+ Aa A-

Pronari i resortit në Porto Palermo, Himarë, Mihal Kokëdhima ka dalë para Gjykatës ditën e sotme për t’u njohur me masën që do të japë kjo e fundit për ngjarjen e ndodhur ditët e fundit.

Ashtu sikurse e paralajmëruam edhe më herët, Gjykata ka vendosur ndaj Kokëdhimës masën e “Arrest me burg”.

“Realisht nuk ka ndodhur kjo që flitet nëpër media. Veprimi i tij nuk përbën elementë të vepres penale që të merrej një vendim i tillë. Ndaj tij është marrë një vendim politik dhe është bërë një gjyq politik. Ai ka parë turistët që kanë ikurt pa paguar. Kur kanë parë që ka marrë policinë ata kanë ikur dhe klienti u është ngjitur pas. Nuk është ushtruar absolutisht dhunë ndaj turistët. Dhuna është ushtruar vetëm ndaj Kokëdhimës i cili i ka duart gjak pasi shofferi nuk pranonte të ndalonte makinën dhe është në gjendje shoku”, tha avokati për Fax News.

Kokëdhima ka folur në seancën e sotme lidhur me pamjet skandaloze dhe të frikshme të përhapura gjerësisht nëpër media që prej ditës së djeshme, ku u është sulur mbi xhamin e makinës disa turistëve spanjollë që ishin larguar nga restoranti i tij pa paguar faturën.

55-vjeçari ka dëshmuar se nuk ka ushtruar dhunë mbi asnjërin prej personave që udhëtonin në mjetin ku pronari i resortit u kacavjerr për t’i ndaluar turistët.

Ai argumenton se përpara se ta bënte atë veprim, ka tentuar të njoftojë Policinë por që pretendon se nuk i është përgjigjur në telefon.

Kokëdhima shprehet se ka qenë iu paarmatosur dhe se vetëm një celular kishte me vete, ndërsa ka ngulmuar se e gjithë jehona që i është dhënë ngjarjes ka prapavijë politike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli18/08/2019 20:02

Pleh i ps, deri sa restoranti eshte pa leje. Keta muterit duan te vjedhin dy muaj turistet, me ate sherbim qensh, e me keto para duan te jetojne nje vit, pa bere asgje. Keta bastarde as greke e as sgiptare, nuk tregojne tjeter ( si gjithmone; se jane, shpullare e shpellar), qe i shiten sa grekut edhe ps,shurres.

lushingabarbullushi18/08/2019 15:00

Te ket pas nje hall te madh ai pronari deomos e ka pas! Por nga filmimi duket qarte se ata qe ngisnin makinan ishin vrases. Shifet qarte qe ju lutet te ndalnin makinen e ata pale turist qe ne dialekt ishin nga Vlora. Ata duhej te ishin ne burg.

Shto koment

Denonco