Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

E rëndë në Durrës/ Vritet dhe hidhet në det, trupi gjendet pas ...

E rëndë në Durrës/ Vritet dhe hidhet në det, trupi gjendet pas ...

10:33, 18/08/2019
A+ Aa A-

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Adriatikut. Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth 1 milje në det të hapur, nga peshkarexha ‘Emiliani’.

Kufoma është e dekompozuar, ndërsa trupi i pajetë ishte i lidhur me letër natriban, që do të thotë se bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas trupi është hedhur në det.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa do të jetë laboratori i kriminalistikës, që do të kryejë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Kufoma është përcjellë drejt morgut në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco