Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

VIDEO/ Kapen në Durrës 55 kg drogë, do dërgoheshin në Itali

VIDEO/ Kapen në Durrës 55 kg drogë, do dërgoheshin në Itali

09:26, 18/08/2019
A+ Aa A-

Një sasi prej 55 kilogramësh kanabis sativa janë sekuestruar në portin e Durrësit në një kamion që kishte destinacion Italinë.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se në pranga është vënë shoferi i kamionit me inicialet M. P., dhe në kërkim është një vlonjat me inicialet R. H.

Kamioni do të imbarkohej në Durrës dhe destinacioni i tij ishte Ankona, Itali.

‘Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë e fshehur në vende të ndryshme.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit.

Po në lidhje me këtë rast, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim policor shtetasin R. H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim’, thanë burime zyrtare nga Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco