VIDEO/ Aksident me vdekje në Lushnje

VIDEO/ Aksident me vdekje në Lushnje

08:31, 18/08/2019
A+ Aa A-

Nuk ka mundur të mbijetojë i moshuari që u përplas nga makina ditën e djeshme në Lushnjë.

Policia njofton se 69-vjeçari Myfit Dingo banues në Dushk ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’ në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit.

I moshuari lëvizte me biçikletë kur u përplas nga makina. Ai u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk ka mundur të mbijetojë

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin S. R., banues në Dushk.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco