Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Shqiptarët i thyejnë hundën vëllezërve italianë, godasin me grushte edhe nënën e tyre

Shqiptarët i thyejnë hundën vëllezërve italianë, godasin me grushte edhe nënën e tyre

20:20, 17/08/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Komos në Itali, ku një grup shqiptarësh adoleshentë kanë sulmuar dhunshëm një dy vëllezër italianë të moshës 18 dhe 15 vjeç.

Vëllezërit po shëtisnin buzë detit kur janë sulmuar ndërsa kishin ndaluar në një furrë buke për të blerë donuts

Grupi i shqiptarëve i është afruar dhe në pretekstin e një cigare, sapo njëri nga vëllezërit i ka ofruar një të tillë, e kanë goditur me grusht në fytyrë, duke i thyer hundën.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe më vëllanë e tij më të vogël, 15-vjeçar.

Por sulmi i grupit të shqiptarëve nuk ka përfunduar me kaq.

Ata kanë sulmuar edhe nënën e dy djemve, e cila pasi ka dëgjuar sherrin kishte zbritur për të ndihmuar fëmijët e saj.

Por të rinjtë e kanë goditur edhe atë me grusht.

Ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Sikundër shkruajnë mediat italiane, policia ka arritur që të bjerë në gjurmët e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco