Dhunoi turistët spanjollë, policia i bllokon restorantin pronarit 'të çmendur'

Dhunoi turistët spanjollë, policia i bllokon restorantin pronarit 'të çmendur'

19:25, 17/08/2019
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Porto Palermo në jug të vendit, ku pronari i një lokali sulmoi një grup turistësh spanjollë, ka sjellë edhe një aksion të Policisë së Shtetit, që ka nisur verifikimin e dokumentacionit të aktivitetit të restorantit ku ndodhi incidenti, nëse është i plotësuar me bazën ligjore apo jo.

Ngjarja vjen menjëherë pas ndalimit të pronarit të lokalit, 51 vjeçarit, Mihal Kokëdhima që akuzohet se dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij.

Tashmë Policia ka bllokuar aktivitetin në këtë restorant dhe po verifikon nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

Ndërkohë që burime mediatike bëjne me dije se restoranti i ndërtuar  buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.

Ndërkohë që thuhet se Restoranti mund të shembet këto ditë, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco