Punonjësi shqiptar i hotelit përdhunoi minorenen, ja akuzat e reja për të cilat do hetohet

Punonjësi shqiptar i hotelit përdhunoi minorenen, ja akuzat e reja për të cilat do hetohet

18:05, 17/08/2019

Një 22-vjeçar shqiptar, që dyshohet se ka përdhunuar një turiste minorene britanike, pritet të dalë ditën e hënë para Gjykatës në Greqi.

Shqiptari do të përballet me akuzat për joshje dhe përdhunim të një mituri.

Por do të përballet edhe me një akuzë tjetër, atë të qëndrimit të paligjshëm në Greqi.

Arrestimi i tij u bë nga Drejtoria e Sigurisë së Korfuzit dhe ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në një hotel në Dassia, ku minorenia britanike ishte me pushime së bashku me familjen.  

Sikundër mësohet punonjësi i hotelit e ka bindur minorenen që ta ndjekë më pas në dhomë dhe më pas e ka përdhunuar.

Vajza ka njoftuar familjen e saj dhe më pas ditën e premte ka kryer denoncimin në polici, ku është bërë edhe arrestimi i shqiptarit.

Ndërkohë që ku i fundit ka pranuar se e ka përdhunuar vajzën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco