Punëtori i plagosur: Mbeta i varur nga bluza kur u shemb skela, pastaj rashë në tokë...

Punëtori i plagosur: Mbeta i varur nga bluza kur u shemb skela, pastaj rashë në tokë...

15:57, 17/08/2019
A+ Aa A-

Tre punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Njëri prej tyre që mundi të fliste për ABC News u shpreh se kanë qenë në momentet e fundit të punës, dhe as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja.

Genti Bardhi punonjësi i kompanisë së ndërtimit “Xhimi” tha se është një mrekulli që ishte gjallë, pasi ai ishte në katin e katërt në momentin që skela ka rënë, dhe për një moment ai ka qenë i varur nga bluza në skele dhe më pas ka rënë në tokë.

Kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë ishte në katin e 6.

Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhur nga skela. Përsa i përket viktimës tjetër Genti u shpreh se nuk e kujton pasi nuk e ka parë.

Ai u shpreh se e ka marrë vesh nga Policia që ata kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bluza e Gabit17/08/2019 16:42

Te mos kish qene per bluzen e Gabit punetori i varfer skish per te mbijetuar...

Shto koment

Denonco