Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Aksident tragjik në Itali: Humbin jetën një djalë dhe një grua shqiptare Pamje nga skena e aksidentit në A14

Aksident tragjik në Itali: Humbin jetën një djalë dhe një grua shqiptare

13:52, 17/08/2019
A+ Aa A-

Cesena - Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali në orën 1:15 pas mesnatës, duke gdhirë e shtuna, në autostradën A14 Bologna – Taranto.

Një djalë shqiptar dhe një grua shqiptare humbën jetën ndërsa po udhëtonin në autostradë pranë zonës komunale Gatteo, midis Rimini e Cesena. Identiteti i tyre ende nuk dihet.

Hetuesit në autostradë kanë rindërtuar ngjarjes dhe panë se makina e viktimave, Renault Clio, qëndrontë në këmbë tërthorazi përgjatë autostradës. Makina duhet të ishte goditur nga pas nga një Volkswagen Passat që vinte pas tyre.

Personeli mjekësor i Urgjencës, 118, nuk mund të ndihmonte dy personat që ndodheshin në makinën Clio, por vetëm të konfirmonte vdekjen e tyre.

Shoferi që banonte në Imola ishte 28 vjeç, kurse gruaja që ishte me të në makinë ishte 38 vjeçe dhe jetonte në Galeata.

Në bordin e makinë së dytë ishin tre persona me origjinë italp-zvicerane me banim në Zvicër, 47, 50 dhe 55 vjeç me lëndime të lehta. Tre të plagosurit u nxorën nga zjarrfikësit./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco