VIDEO/ Pistoletën në bark shitëseve, ja si u zbulua dhe u arrestua grabitësi në Tiranë

VIDEO/ Pistoletën në bark shitëseve, ja si u zbulua dhe u arrestua grabitësi në Tiranë

10:26, 17/08/2019
A+ Aa A-

Komisariati 2 dhe Komisariari n2 i Tiranës kanë bashkëpunuar për të kryer një operacion policor të koduar si "Maskimi" për të arrestuar një grabitës dyqanesh, që i kërcënonte me armë shitësit.  Siç shihet nga pamjet, i riu e nxirrte me qetësi armën dhe ua drejtonte në bark shitëseve, teksa priste t’i dorëzonin paratë e arkës.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë u provua se ai,  nën kërcënimin e një pistolete kishte kryer disa vjedhje si një market në rrugën "Naim Frashëri", një pike  rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit,  si dhe dyshohet edhe  në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet procedurale iu referuan  Prokurorisë pranë  Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me armë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco