E zbuluan në Mirditë, Interpoli i vë prangat 29-vjeçarit të kërkuar nga Italia

E zbuluan në Mirditë, Interpoli i vë prangat 29-vjeçarit të kërkuar nga Italia

10:00, 17/08/2019

Komisariati i Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan një 29-vjeçar me banim në Mirditë, i cili do të ekstradohet në Itali.

S.N.(L) ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës në Itali, në shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për vepren penale " Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit". Maksimumi i dënimit 10 vjet.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco