Vdekja e 2 punëtorëve/ Prokuroria urdhëron arrestimin e inxhinierit dhe administratorit të firmës 'Syla'

Vdekja e 2 punëtorëve/ Prokuroria urdhëron arrestimin e inxhinierit dhe administratorit të firmës 'Syla'

23:34, 16/08/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e inxhinierit teknik dhe administratorit të kompanisë së skelave "Syla". Dy punëtorë humbën jetën pasi skela u shemb totalisht ndërsa ata punonin.

Report Tv mëson se punëtorët ishin duke bërë çmontimin e skelës nga njëra anë e pallatit 13 katësh, për ta montuar atë në një pjesë anë tjetër të ndërtesës. Gjatë këtij momenti, diçka nuk ka shkuar mirë dhe skela është shembur totalisht.

E vetmja pjesë e skelës që ka mbetur në pallat është ajo në katin e 13 të tij, ndërsa e gjithë skela është shembur në të gjithë lartësinë e pallatit. Nuk dihet ende nëse punëtorët kanë rënë nga lartësia apo nëse ata i ka zënë skela teksa kanë qenë në katin e parë.

Dy punëtorë u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës, ndërsa tre të tjerë janë të plagosur, në gjendje të rëndë, në spitalin e Traumës.

Në pallatin 13 katësh do të kryheshin punime nga një firmë private për lyerjen e fasadës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco