EMRAT/ Procedohen dy kryetarë fshatrash, nuk raportuan parcelat me hashash

EMRAT/ Procedohen dy kryetarë fshatrash, nuk raportuan parcelat me hashash

20:29, 16/08/2019

Dy kryetarë fshatrash janë proceduar nga Prokuroria, pasi në fshatrat e tyre u gjetën të kultivuara parcela me hashash.

Në Gjykatën se Shkallës së Parë në Gjirokastër janë referuar materialet në ngarkim të shtetasit Bedri Llana, banues në Memaliaj, me detyrë kryetar i fshatit Vasjar.

Procedimi ndaj tij është bërë pasi në vendin e quajtur Përroi i Vasjarit gjatë kontrollit të ushtruar nga efektive të policisë, u gjetën dy parcela të mbjella me kanabis.

Po kështu në Gjykatë janë referuar materialet edhe shtetasit Felek Maca dhe Arben Gjoka, banues në Tepelenë  me detyrë kryetar i fshatit Bençë dhe inspektor pyjor i kullotave.

Kjo për shkak se në vendin e quajtur Përroi i Thellë  në fshatin Bënçë, nga kontrollet e ushtruara u gjetën tre parcela ku ishte kultivuar bimë narkotike kanabis.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco