EMRAT/ Ja kush janë dy punëtorët që humbën jetën nga shembja e skelës së pallatit

EMRAT/ Ja kush janë dy punëtorët që humbën jetën nga shembja e skelës së pallatit

17:23, 16/08/2019
A+ Aa A-

Janë zbardhur identitet e punëtorëve që humbën jetën ditën e sotme pas rrëzimit të një skele në një pallat në rrugën Faik Konica në Tiranë.

Ata janë Ergys Brahimaj, 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç.

Ata u nxorrën të pajetë nga rrënoja e skelës.

Ndërkohë që një tjetër punëtor i dëmtuar nga rënia e skelës, është paraqitur në minutat e fundit në Spitalin e Traimës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore

Ai është Altin Marku, 36 vjeç, i cili së bashku me kolegët e tij po merreshin me çmontimin e skelës se firmes Syla me qëllim për ta montuar në një pjesë tjetër të pallatit.

Në këtë aksident janë raportuar dy punëtorë të vdekur dhe 3 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco