Klosi, me lule, tek turistët që i rrahën në Himarë: Nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes ...

Klosi, me lule, tek turistët që i rrahën në Himarë: Nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes ...

12:33, 16/08/2019
A+ Aa A-

Këta janë turistët spanjollë, që përjetuan  momente tmerri dje në një lokal në Porto Palermo, ku nuk u shërbyen si duhet. Midis tyre, edhe fëmijë. Pronari i lokalit, tepër agresiv, iu vërsul atyre me fyerje dhe duke i sulmuar e si të mos mjaftonte, hipi deri edhe mbi kofanon e furgonit të tyre, në lëvizje, duke goditur xhamin e përparmë derisa e theu.

Image

Mëngjesin e sotëm, tek ata ka trokitur Blendi Klodi, ministri i Turizmit, me një tufë lule në dorë për t'u kërkuar ndjesë për atë sjellje që shokoi mbarë shqiptarët më shumë se të huajt.

Klosi, krahas fotove të publikuara sot, ka lënë mesazh në Fb: "Në mëngjes, me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë."

    Pronari i lokalit në Porto Palermo, që i sulmoi, u arrestua nga Policia.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Lola16/08/2019 15:29

    Ju rilindasit te vrisni naten dhe te qani diten

    ylli16/08/2019 12:56

    Turp i madh ata po na sjellin leke ne i perzeme pu pu pu.

    Shto koment

    Denonco