Shokohet Korfuzi: 32-vjeçari shqiptar përdhunon një fëmijë në hotel

Shokohet Korfuzi: 32-vjeçari shqiptar përdhunon një fëmijë në hotel

08:52, 16/08/2019
A+ Aa A-

Korfuzi është tronditur nga ngjarja më e fundit që ka ndodhur, të mërkurën: një 32-vjeçar shqiptar ka përdhunuar në një dhomë hoteli një fëmijë, një vajzë 14 –vjeçe britanike.

Shqiptari e pranoi krimin dhe u arrestua nga Drejtoria e Sigurisë së Korfuzit për përdhunimin e të miturës. 14-vjeçarja ishte me pushime me familjen e saj në hotel në Dassia, në Korfuz.

Për arrestimin e 32-vjeçarit u mobilizua Drejtoria e Sigurisë së Korfuzit dhe komandanti Kristos Syndervelis,duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për përdhunimin e 14-vjeçares britanike./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco