‘Po fluturonin në rrugë’/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, të plagosur

‘Po fluturonin në rrugë’/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, të plagosur

22:52, 15/08/2019
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të zonës së njohur si Fermë, në periferi të qytetit të Fierit.

Makinat e përplasura ‘kokë më kokë’ janë një ‘Mercedes’ dhe një ‘Jeep’.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kane mbetur të plagosur dy persona, drejtuesit e mjeteve respektive.

Njëra makinë po lëvizte nga Ferma dhe drejtim të Fierit dhe tjera anasjelltas.

Dyshimet e para janë që shkak i aksidentit të jetë shpejtësia e madhe.

Demet materiale janë të mëdha. Të dyja makinat kanë dalë nga rruga, ndërsa njëra është përmbysur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco