Shkrumbohen zdrukthtaria dhe dy magazina të një biznesi

Shkrumbohen zdrukthtaria dhe dy magazina të një biznesi

22:08, 15/08/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e fundit në disa magazina në fshatin Mursi të Konispolit.

Për pasojë një magazinë dhe dy godina të tjera janë shkrumbuar plotësisht.

Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë në një zdrukthtari, ku mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike

Më tej flakët janë përhapur edhe në dy godina të tjera në një biznesi ngjitur që shërbenin si depo dhe ambient fjetje për punonjësit.

Edhe pse në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse, për fat të keq nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, që ka rrezikuar edhe banesat e fshatit Mursi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco