Përleshje masive në Dibër, 6 persona në gjendje të rëndë

Përleshje masive në Dibër, 6 persona në gjendje të rëndë

21:44, 15/08/2019
A+ Aa A-

Një përleshje masive ka ndodhur në Dibër, ku janë përfshirë dy grupe njerëzish.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në bulevardin kryesor të Peshkopisë.

Ende nuk dihet se sa persona janë përfshirë në këtë përleshje, por mësohet se 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Pas bulevardit, përleshja mes dy grupeve ka vazhduar edhe në spitalin e Peshkopisë.

Policia ka shkuar në spital dhe po mundohet të kontrollojë situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco