Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Burri shqiptar përndiqte ish-gruan, arrestohet nga policia

Burri shqiptar përndiqte ish-gruan, arrestohet nga policia

21:04, 15/08/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar i cili përndiqte ish-gruan e tij është arrestuar nga Policia në Itali.

40 vjeçari u arrestua në Montecattini në provincën e Pistoias.

Marrëdhëniet midis burrit shqiptar dhe ish-gruas së tij ishin përkeqësuar që kur gruaja vendosi ti jepte fund marrëdhënies me 40 vjeçarin i cili nisi ta përndiqte. Sjellja e tepruar e ish-burrit e kishte detyruar gruan që të ndryshonte disa herë vendbanim

Shqiptari kishte filluar ofendimet dhe kërcënimet ndaj gruas, duke shkuar çdo natë në shtëpi dhe vendin e punës si dhe duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Në njërin nga rastet, denoncuesja, emri dhe kombësia e të cilës nuk bëhet e ditur, ka thënë se 40-vjeçari kishte hyrë në zyrën e saj, duke kërcënuar një punonjës,  i cili kishte rrëmbyer telefonin me të cilin kishte telefonuar policinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco