FOTO/ Nuk u pëlqeu shërbimi, ja si e shkatërroi pronari i lokalit furgonin e turistëve spanjollë

FOTO/ Nuk u pëlqeu shërbimi, ja si e shkatërroi pronari i lokalit furgonin e turistëve spanjollë

20:35, 15/08/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e sotme në Sarandë, ku furgoni i një grupi turistësh spanjollë është dhunuar nga pronarët e një lokali, të cilët pasi i kanë ndjekur i kanë goditur me sende të forta.  

Dhuna ndodhi pasi turistët spanjollë u larguan nga lokali, pasi nuk u pëlqeu shërbimi.

Mësohet se dhunuesi është pronari i lokalit, Mihal Kokëdhima.

Siç shikohet edhe nga pamjet, furgoni është dëmtuar në pjesën e përparme nga goditjet e shumta.

Furgoni është me targa shqiptare, pasi ishte marrë me qira nga spanjollët.

Kokëdhima është ndaluar nga policia dhe aktualisht ndodhet në spital pasi ka mbetur i dëmtuar, për shkak se ka thyer xhamin me grushte.

Ndërkohë që raportohet se edhe grupi i përbërë nga 5 turistë spanjollë ndodhen në spital, pasi kanë marrë disa lëndime në trup.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber16/08/2019 04:35

Cfare kafshesh qe jane. Nuk dine te presin e respektojne e tu sherbejne sic duhet klienteve, por edhe duan ti rrahin sepse nuk pranojne te rrine e te hane nga ata. Turp, njerez injorante te dale mendsh. Keta jane industria e Turizmit ne Shqiperi.

Shto koment

Denonco