Shiste pistoleta në Serbi, si u zbulua trafikanti kosovar nga polici i infiltruar

Shiste pistoleta në Serbi, si u zbulua trafikanti kosovar nga polici i infiltruar

19:36, 15/08/2019
A+ Aa A-

Një 51 vjeçar nga Kosova u ndalua ditën e djeshme  nga Policia, pasi merrej me trafikimin e armëve të zjarrit nga Shqipëria në Serbi.

Por vetëm ditën e sotme gjatë seancës gjyqësore u zbulua se trafikanti i armëve u dekonspirua nga një efektiv policie i infiltruar, nga u zbuluar edhe skema e trafikut, ku një armë shitej nga 500 deri në 700 euro.

Kosovari ra në pranga nga një blerje e stimuluar nga policia që çoi edhe në identifikimin e shqiptarit të Kosovës që merrej me trafikimin e armëve.

I ndaluari nuk dha detaje mbi trafikun duke zgjedhur të heshttë.

Informacionet e para mbi aktivitetin e 51 vjeçarit janë marrë që në 24 qershor ku fillimisht në ndjekje të tij janë angazhuar shërbimet inteligjente.

Por edhe pse është kapur fillimisht me një pistoletë, i dyshuari është lënë i lirë, për tu ndjekur më pas në rrugë operative.

Ndërkohë që arrestimi i tij përfundimtar u bë të martën e 13 gushtit, në rrugën nacionale Elbasan – Peqin, teksa po transportonte 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 kg tritol të tipit TNT.

Ndërkohë që mësohet se gjatë hetimeve, rezultoi se trafikanti kosovar me nënshtetësi shqiptare, trafikun nga blerja e armëve në Serbi dhe transportin përmes Kosovës e kryente i vetëm.

Për ti shpëtuar kontrolleve të Policisë, ai kishte krijuar vende të fshehta në pjesë të ndryshme të automjetit.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco