Çifti kapet me kokainë në Greqi, në pranga 29 vjeçari shqiptar

Çifti kapet me kokainë në Greqi, në pranga 29 vjeçari shqiptar

15:47, 15/08/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar 29 vjeç u kap me kokainë në Lamia, ndërsa bashkë me të u ndalua edhe një vajzë greke 26 vjeçe.

Atyre iu gjetën 6 pako të ngjeshura që përmbanin një sasi kokaine prej 7.6 gramësh për pako.

Gjithsej janë sekuestruar 53 gramë kokainë, 2 pako me sasi kërpi të papërpunuar, me peshë 1,770 gramësh, si edhe mbi 5000 euro, shkruajnë mediat greke.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe dy telefona celularë. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Lamias për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco