U kap me 16 pistoleta dhe lëndë plasëse, gjykata cakton ‘arrest me burg’ për Ylber Ademin

U kap me 16 pistoleta dhe lëndë plasëse, gjykata cakton ‘arrest me burg’ për Ylber Ademin

11:07, 15/08/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda cakton masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Ylber Ademin. Gjatë arrestimit i janë sekuestruar 16 pistoleta dhe 4 kallëpe e dyshuar lëndë plasëse si dhe telefonat celulare.

Informacioni për Ademin është marrë nga policia që me 24 qershor 2019. Për të faktuar nga ana e policisë se ai po merrem me trafikim armësh është bërë edhe blerje e stimuluar.

Policia e ka mbajtur në vëzhgim Ylber Ademin për të bërë të mundur zbardhjen e personave të cilët mund të kishin porositur armët. Por në bazë të kontrolleve të ushtruara nga ana e policisë nuk kanë rezultuar persona të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco