Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Operacion i gjerë policor në Vlorë, kapet grupi që fuste drogë në burg, edhe një italian

Operacion i gjerë policor në Vlorë, kapet grupi që fuste drogë në burg, edhe një italian

11:00, 15/08/2019
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm forca të shumta policore kanë zhvilluar  një operacioni të gjerë në qytetin e Vlorës, duke bërë të mundur arrestimin e 3 personave që “punonin” me drogën, kurse një tjetër po procedohet në gjendje të lirë.

Këta persona kanë kryer aktivitet të paligjshëm në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes. Sipas Policisë, një prej të arrestuarve ka tentuar të fusë në burg të fshehur në shollën e atleteve sportive një sasi droge, për një të burgosur, të dënuar për vjedhje.

Ndërkaq, Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim me inicialet F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuat masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut”.

Por ky operacion  nuk është ndalur me kaq. Është arrestuar në flagrancë shtetasin italian C. G., 31 vjeç, banues në Napoli, Itali. Ky shtetas është kapur duke udhëtuar me një automjet, i cili dyshohet të jetë i trafikuar. Nga verifikimet e kryera në lidhje me automjetin tip “Dacia Duster” ka rezultuar se është i vjedhur në shtetin italian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco