Ndodhi në maj: Ky ishte dhëndri shqiptar që la nusen në kishë dhe shpëtoi 60-vjeçarin e sëmurë

Ndodhi në maj: Ky ishte dhëndri shqiptar që la nusen në kishë dhe shpëtoi 60-vjeçarin e sëmurë

09:52, 15/08/2019

Kjo histori ndodhi tre muaj më parë, në 18 maj 2019 në Matera. Quhet Sokol Berisha, mjeku shqiptar që ishte duke u martuar në momentin kur iu desh të linte nusen në altar dhe të merrte një defibrilator për të shpëtuar jetën e një 60 vjeçari, që ishte shembur pa ndjenja në tokë.

Sokol Berisha sa i kishte “Po”, të dashurës së vet atë ditë feste, kur jashtë pa një njeri të binte në tokë. Në atë moment nuk  ngurroi në asnjë moment: “Unë jam mjek”, tha. Dhe kështu ai shpëtoi jetën e një 60-vjeçari.

Kjo ndodhi në Matera dhe protagionist i historisë është ky shqiptar i  Peruxhias, Sokol Berisha, mjek dhe bashkëthemelues i një shoqërie të madh italiane të mjekësisë së përgjithshme. Dhe është pikërisht kjo shoqëri që  në Facebook i ka thurur lavde, e bashkë me të, të gjitha mediat, mjekut në qytetin e gurtë.

Doktori shpëtoi një jetë. Episodi ndodhi të shtunën e 18 majit 2019 rreth orës 12:30 jashtë kishës së San Francisko d’Assisi në Matera. Mjeku kishte vetëm disa minuta që ishte martuar me një vajzë  nga Matera.

Në qytet atë ditë mbahej takimi i 67-të kombëtar i “Bersaglieri”, një trupe speciale të këmbësorisë italiane dhe një ndër ata që i ndiqnin, u ndie i sëmurë. Doktori Berisha duke u ndodhur në vendin e ngjarjes, vendosi ta përdorë defibrilatorin për masazh kardiak dhe i shpëtoi jetën 60-vjeçarit./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ylli15/08/2019 16:43

Natyrisht qe meriton levdate por ne fund te fundit ai ka zbatuar protokollin e mjekut ose "betimin e sokratit " kete jam i bindur do te bente cdo mjek Shqiptar.

Shto koment

Denonco