VIDEO/ Policia nis aksionin në Laprakë pas denoncimit të Berishës. Rreh një prej të rinjve

VIDEO/ Policia nis aksionin në Laprakë pas denoncimit të Berishës. Rreh një prej të rinjve

22:46, 14/08/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme policia në Tiranë, në zonën e Laprakës ka ndaluar disa persona të cilët dyshohet se shisnin lëndë narkotike.

Në videot e siguruara nga Top Channel duket edhe efektivi i cili pyet njërin nga të rinjtë dhe madje e godet edhe me shpullë.

Lapraka njihet si zonë problematike, ku ka pasur dhe here të tjera shoqërime të të rinjve të dyshuar për shpërndarje të lëndeve narkotike.

Nga ana tjetër, burime jo zyrtare thanë se ky grup djemsh ishin shoqëruar dhe herë tjetër në polici, por policia bën me dije se për rastin në fjalë kemi të bëjmë thjesht me një procedurë verifikimi të dokumenteve.

Pak minuta më herët, në Facebookun e ish kryeministrit Sali Berisha, një prind nga kjo zonë e Tiranës do të denonconte bashkëpunimin e Policisë me trafikantët ew drogës.

Dhe mesa duket, pas këtij denoncimi, forcat e rendit kanë vendosur të ndërhyjnë. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Merita15/08/2019 08:42

Ishallah te rroje shume Berisha qe te vihet ne pune policia

Shto koment

Denonco