Shqiptari godet me thikë dy persona në Barcelonë

Shqiptari godet me thikë dy persona në Barcelonë

19:37, 14/08/2019

Një 30 vjeçar shqiptar u arrestua ditën e sotme nga policia në Barcelonë, pasi dyshohet se ka qëlluar dy persona në dy sulme të veçuara në qytet.

Mediat spanjolle raporton se shqiptari i sulmoi viktimat e tij në Nou Barris, në Barcelonë, ndërsa flinin pranë një strehimore.

I veshur me të zezë dhe fytyrën e mbuluar, shqiptari dyshohet se sulmoi fillimisht një tunizian 42 vjeçar dhe më pas një venezuelian 39 vjeçar, që të dy të pastrehë që filni pranë strehimores.

Dy personat e plagosur mësohet se kanë përfunduar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Është ende e paqartë origjina e sulmit, ndërsa mendohet se sulmet mund të kenë prejardhje raciste, edhe pse thuhet se personi i ndaluar nuk është pjesë e organizatat ksenofobe, ekstremiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco