VIDEO/ ‘Do i q... ropt myslimanëve’, ja si i ofendonin pushuesit kosovarë, dy radikalët shqiptarë

VIDEO/ ‘Do i q... ropt myslimanëve’, ja si i ofendonin pushuesit kosovarë, dy radikalët shqiptarë

18:04, 14/08/2019

Dy shqiptarë të cilët ofendonin pushuesit kosovarë dhe maqedonas për përkatësinë e tyre fetare, janë shpallur tashmë në kërkim nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Në videot e publikuara nga ‘Insider’, Anton Zefi dhe Luigj Marku dëgjohen duke sharë myslimanët dhe duke thënë “rrnoft shkau”.

“Do i q*** ropt myslimanëve, ropt do t’ia shkërdhejmë, ju dektë në atë vorr, rroft shkau, rroft Izraeli doktori i vërtet i myslimanëve”, dëgjohet në njërën prej videove duke thënë, Luigj Marku.

Ndërsa në videon tjetër, shtetasi Anton Zefi i cili ofendon në gjuhën shqipe dhe serbe mësohet të thotë se do t’ia vëmë kryqin në ballë myslimanëve.

“Anton Zefi i dërguari i perëndisë për me ju q*** nanën myslimanëve të Shqipërisë. U ta q*** motrën, kryqin në ballë do ta mbajë. Ta q*** mallamajkën. Merre incizoje qoje tek milicia”, dëgjohet në video Anton Zefi.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit njftoi se kanë filluar hetimet ndaj dy shtetasve me prirje ekstreme fetare.

“Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

“Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë: A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco