Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit/ I biri i kërkon leje burgut për ti dhënë lamtumirën e fundit

Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit/ I biri i kërkon leje burgut për ti dhënë lamtumirën e fundit

18:06, 14/08/2019
A+ Aa A-

Kostandin Xhuvani, që po vuan dënimin prej 35 vitesh për vrasjen e 4 personave, ka kërkuar leje nga burgu i Fushë Krujës për ti dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili ndërroi jetë sot pas një ataku kardiak, raporton Syri.net.

Xhuvani është në pritje të përgjigjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare. Ai vdiq në një spital të Romës.

Djali i ish-deputetes Luiza Xhuvani dhe i regjisorit të ndjerë është shpallur fajtor për vrasjen e katër personave në ngjarjen e 4 nëntorit 2014, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë Enea Xhaji, Edison Jaho, Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzolo. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobi15/08/2019 21:12

Po doli nuk kthehet me ky psiko

lali kurva14/08/2019 18:19

Haj me rradhe dhe te tjeret,,,,rrace e poshter !!!

Shto koment

Denonco