Arrestohet ‘skifteri’ 29 - vjeçar në Kavajë, ishte kthyer në tmerrin e banorëve

Arrestohet ‘skifteri’ 29 - vjeçar në Kavajë, ishte kthyer në tmerrin e banorëve

12:15, 14/08/2019

Zbardhen vjedhjet e 4 banesave, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës. Pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit, finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1” dhe bie në pranga 29 – vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi i shtetasit B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco