'Shkrumbohet' Kolonja, zhduken 15 ha me pisha nga zjarret që dyshohen të qëllimshme

'Shkrumbohet' Kolonja, zhduken 15 ha me pisha nga zjarret që dyshohen të qëllimshme

10:08, 14/08/2019

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës. Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 15 hektarë me dushk dhe pisha.

Si pasojë e flakëve, po digjet me shpejtësi një pjesë e pyllit mbi fshatin Boshanj, ndërsa zjarri vijon të jetë ende aktiv.

Deri më tani raportohet për shtatë vatra zjarri, ndërsa është shumë e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve, për shkak të terrenit të thyer.

Policia ka nisur hetimet për zjarrvënie të qëllimshme sepse dyshohet se banorët e zonës kanë nisur të pastrojnë ose të hapin toka të reja në pyll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

asi14/08/2019 11:08

E inaguroi kryetari i ri i bashkise detyren. Kolonjare ashtu si thone se kemba e nuses shihet qe vitin e pare per mbaresi apo prapeshti ne shtepi per kryetari ne ri te bashkise nuk duhet nje vit, mjaftuan 2 jave per te pare se sa tersllek ka per t'ju sjelle ai!!!!!!!!!!!!!!! Ne fund meritoni ate kryetar qe keni, si keni koken edhe festen.Urime zona e cila nuk ka asnje ndryshim ne keto 30 vite, duket sikur eshte ende ne vitin 1985. Eh eshte artist....si ai i gjati....haaaaaaa

Shto koment

Denonco