Makina përplas motorin me bashkëshortë pranë QSUT-së në Tiranë

Makina përplas motorin me bashkëshortë pranë QSUT-së në Tiranë

23:09, 13/08/2019

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Tiranë, pranë QSUT-së, ku një makinë ka përplasur një motor në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Sipas të dhënave nga terreni, i plagosur në këtë aksident ka mbetur drejtuesi i motorit.

Fatmirësisht i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 22:45 në rrugën e “Dibrës” mjeti me drejtues I. U është përplasur me motoçikletën me drejtues A. M

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S.M të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco