Zjarr i madh në malin e Borshit, zjarrëfikëset të pamundura për të ndërhyrë

Zjarr i madh në malin e Borshit, zjarrëfikëset të pamundura për të ndërhyrë

21:45, 13/08/2019

Një zjarr i madh ka rënë në orët e vona të pasdites në zonën turistike të Borshit, ku mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe kullote në mal.

Zjarr mësohet se ka rënë në zonën midis Borshit dhe Piqerasit, kur për shkak të terrenit është e vështirë që të ndërhyjnë mjetet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Sikundër mësohet shkak për zjarrin, janë vetë banorët e zonës, të cilët kanë djegur kullotat.

Ndërkohë, banorët kanë dalë për të shuar flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco