I ekzekutuari në Rrëshen, i grupit kriminal të Met Kananit: Si u arrestua në 2018  dhe akuzat e rënda ndaj tij Armando Tonin Gjini

I ekzekutuari në Rrëshen, i grupit kriminal të Met Kananit: Si u arrestua në 2018 dhe akuzat e rënda ndaj tij

12:19, 12/08/2019

Tonin Gjini apo i njohur si Armando Gjini, që u ekzekutua mesditën e së hënës në qëndër të qytetit të Rrëshenit, rezulton anëtar i një grupi kriminal të drejtuar nga Met Kanani. Emri i tij radhitet i shtati ndër të arrestuarit e operacionit “Preçizioni” që Policia e Shtetit kreu më 12 maj 2018.

Armando Gjini u akuzua për ‘’Trafik narkotikësh’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’. Me personat e tjerë vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së si edhe, Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

JA KUR U ARRESTUA ARMANDO GJINI:

Më 12 maj 2018, Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Preçizioni” duke shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Operacioni u shtri në disa qytete të vendit si në Shkodër, Fier, Maliq. Në prangat e policisë kanë rënë 18 persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar armë të llojeve të ndryshme, sasi lëndësh narkotike.

Prokurorja e Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj ka vlerësuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, si dhe me partnerët ndërkombëtarë. Ajo tha se në bashkëpunim me organet e policisë, në zbatim të ligjit antimafia do të sekuestrohen edhe astet e këtij grupi kriminal.

Deklarata e plotë

Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave. 

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe  Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër,  finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Preçizioni’.

Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas:

1.            Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).

2.            Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

3.            Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

4.            Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).

5.            Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).

6.            Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

7.            Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

8.            Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

9.            Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

10.          Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

11.          Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

12.          Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

13.          Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

14.          Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

15.          Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

16.          Nexhat MLLOJA, 53  vjeç, banues në Shkodër.

17.          Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

18.          Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.

Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ‘’Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë,  Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore dhe konkretisht:

Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë;

-Ermal Berxhi, 32 vjeç

-Astrit Gërbi, 56 vjeç

-Daniel Luka, 31 vjeç 

-Luljeta Berxhi, 51 vjeçe

Këtyre shtetasve u janë sekuestruar:

- 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,

 - 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘

 - 5.845 euro.

- Në datë 21 korrik 2017, në Fier, janë sekuestruar 70 kg lëndë narkotike janë arrestuar 5 shtetas.

- Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasit: Renato Agalliu, ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- Në datë 26 janar 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore greke u bë sekuestrimi i sasisë prej 1,6 ton kanabis në Greqi, ku arrestuan 13 shtetas, nga të cilët 9 shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas grekë.

Sendet e sekuestruara gjatë operacionit nga autoritetet greke janë:

-              1.586 ton e 700 gram kanabis;

-              2 gomone model YAMAHA HP me fuqi motorike 3x350 dhe 4x350;

-              1 mjet tip “Toyota Avensis” me targë IMX-9454;

-              7710 EURO;

-              1 pistoletë model “Valther PPK-L”, kalibër 7,65 mm;

-              1 pistoletë model “Pietro Berreta Garbone V.T, kalibër 7,65 mm;

-              1 pistoletë bosh model “POHM”, kalibër 9 mm P.A.K;

-              1 pistoletë ajër model “Ëalther”;

-              61 fishekë kalibër 7,65,32 mm;

-              37 fishekë bosh kalibër 9 mm;

-              Telefona celularë.

- Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit

Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trx12/08/2019 12:54

E pastaj se paska qene me precedent penal! Meritonte te vdiste? Boll me keto idiotesira te bera standart nga komunistet dhe pjellat e tyre te paafta ne policine e shtetit. Nje e dhene e tille mund te ndihmoj vetem ne hetimin e çeshtjes, por ska pse behet publike! Jeta e njeriut eshte e shenjte qofte ai kriminel, i dyshuar apo njeri normal.

Shto koment

Denonco