4 të plagosur nga përleshja në familje, arrestohet burri i dhunshëm

4 të plagosur nga përleshja në familje, arrestohet burri i dhunshëm

12:20, 11/08/2019

Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me pasoja në familje pas dhunës së ushtruar nga një 50-vjeçar ndaj ish-bashkëshortes, djalit të tij dhe kunatit që ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se shtetasi me inicialet N. J., 50 vjeç, banues në Elbasan, ka goditur me sende të forta personat në fjalë por është dëmtuar edhe vetë gjatë konfiktit.

Mësohet se të 4 personat ndodhen në Spitalin Rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë dëmtime trupore, ndërkohë Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Njoftimi i Policisë se Elbasanit:

Policia e Elbasanit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja në familje.

Godet me  sende të forta ish-bashkëshorten dhe djalin,  vihet në pranga nga Policia 50- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes  së njoftimit për një konfliktit  në familje, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka  arrestuar në flagrancë shtetasin:N. J., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar  dhunë fizike duke  goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin por  gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë shtetasi N.J., si dhe daja i djalit pasi ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, të katër shtetasit  kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco