Makina del jashtë rruge, aksidentohen dy vëllezër dhe një person i tretë

Makina del jashtë rruge, aksidentohen dy vëllezër dhe një person i tretë

21:16, 23/07/2019
A+ Aa A-

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme.

Aksidenti i radhës ka ndodhur në fshatin Darëzezë në Fier, në vendin e quajtur Shën Pjetër ku të plagosur kanë mbetur 3 persona nga të cilët 2 vëllezër.

Automjeti me të cilin udhëtonin vëllezërit dhe një i tretë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë për marrjen e shërbimit mjekësor në spitalin e Fierit. Burime bëjnë me dije se njeri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco