Aksidentohen në punë dy minatorë në minierën e kromit në Bulqizë

Aksidentohen në punë dy minatorë në minierën e kromit në Bulqizë

20:51, 23/07/2019
A+ Aa A-

Dy minatorë kanë mbetur të plagosur në orët e pasdites së sotme në një nga galeritë e minierës së Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur në minierën e kromit në zonën D.

Sipas Policisë të plagosurit janë identifikuar me inicialet A.S. dhe Sh.S.

Pasi u është dhënë ndihma e parë në spitalin e Bulqizës, minatorët e plagosur janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë minatorët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimet për dokumentimin e zbardhjen  plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në zonën D të minierës së Bulqizës operojnë disa subjekte të vogla.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco