VIDEO/ I spiunoi marokeni, 7 shqiptarë bien në prangat e policisë për trafik droge

VIDEO/ I spiunoi marokeni, 7 shqiptarë bien në prangat e policisë për trafik droge

20:47, 23/07/2019
A+ Aa A-

17 të arrestuar nga të cilët 7 shqiptarë, 9 italianë dhe një nigerian janë ndaluar në Bolonja  për trafik droge.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 600 kg kanabis dhe 2 kg kokainë, ndërkohë që droga ishte transportuar nga Shqipëria në drejtim të brigjeve të Italisë.

Trafikantët blinin me shumicë kanabisin në Shqipëri me një çmim rreth 800 euro kg dhe e shisnin më pas në Itali me 2000 deri në 2500 euro kg.

Droga shpërndahej më pas nga shqiptarët dhe marokenët në qytete të ndryshme të Italisë.

Banda komunikonte me kode, ndërsa policia arriti në gjurmët e tyre pasi prangosi një maroken, i cili tregoi më pas se kanabisin e kishte blerë nga shqiptarët jashtë një qendre tregtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco