Detajet/ Hajdutët grabisin kasafortën e marketit dhe një ‘Range Rover’ pranë vilave të Gjirit të Lalzit

Detajet/ Hajdutët grabisin kasafortën e marketit dhe një ‘Range Rover’ pranë vilave të Gjirit të Lalzit

16:34, 23/07/2019
A+ Aa A-

Dy persona kanë kryer ditën e sotme një grabitje spektakolare në zonën e Gjirit të Lalzit.

Fillimisht ata kanë grabitur një market ku kanë marrë paratë pranë vilave në këtë zonë.

Por ata nuk kanë mjaftuar me kaq.

Gjatë momentit të ikjes ata kanë grabitur edhe një makinë “Range Rover’.

Thuhet se makina luksoze ishte e parkuar vetëm pak metra larg një vile te Gjiri i Lalëzit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar, ku shumë politikanë të njohur dhe biznesmenë kanë vilat te Gjiri i Lalëzit.

Njoftim

Në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur kasaforta e një marketi, në të cilën ndodhej një shumë parash ende e papërcaktuar,  dhe  në afërsi të këtij marketi dyshohet se autorët   kanë vjedhur dhe një automjet tip “Range Rover” në pronësi të një 55 vjeçari të cilin e kishte parkuar aty.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco